COVID-19 | Bashkia Tiranë

PARANDALOJMË PËRHAPJEN E COVID-19

Koronavirusi shkakton simptoma tipike respiratore. Më poshtë paraqiten rekomandimet kryesore:

  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli;
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart;
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë;
  • Mbani një distancë të caktuar – të paktën një metër – nga njerëzit e tjerë, veçanërisht kur kolliten ose teshtijnë ose nëse kanë ethe, sepse virusi gjendet në spërklat e pështymës dhe mund të transmetohet nëpërmjet frymëmarrjes në distancë të afërt.
  • Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit;
  • Mënjanoni kontaktet me tregjet e kafshëve të gjalla në zonat që kanë Koronavirus dhe parandaloni kontaktet e pambrojtura me kafshë të gjalla apo sipërfaqe që kanë qenë në kontakt me kafshët;
  • Mënjanoni konsumin e produkteve të mishit të pagatuara apo gatuara jo shumë. Mishi, qumështi i papërpunuar apo organet e kafshëve duhet të trajtohen me kujdes, duke përdorur mjete mbrojtëse në mënyrë që të mënjanohet kontaminimi;
  • Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë;
  • Mos harroni se ka disa shkaktarë të sëmundjeve respiratore dhe Koronavirusi i ri mund të jetë njëri prej tyre. Nëse keni simptoma të lehta dhe nuk keni qenë kohët e fundit në Kinë, qëndroni në shtëpi derisa simptomat të lehtësohen duke zbatuar masa higjenike, të cilat përfshijnë higjienën e duarve dhe atë respiratore.

Distancimi social është është një nga masat më të nevojshme dhe të padiskutueshme për të minimizuar përhapjen e virusit COVID-19.

Ja disa rregulla si të respektojmë distancimin social:

  • Qëndroni në shtëpi dhe vetëm në rastet kur është realisht e nevojshme mund të frekuentoni hapësirat publike.
  • Ruani distancën prej të paktën 1-2 metra nga gjithësecili.
  • Shmangni turmat e njerëzve.
  • Shëtitjet në natyrë rrugë, parqe apo vende të tjera publike janë të ndaluara dhe të dënueshme me gjobë përgjatë periudhës së emergjencës..
  • Punoni nga shtëpia në rast se është e mundur.
  • Vazhdoni të ndiqni studimet/shkollën online.
  • Komunikoni vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale/videocall me të afërmit tuaj, sidomos nëse keni gjyshër me të cilët nuk jetoni së bashku.

Përse është i rëndësishëm distancimi social?

  • Ndërpret zinxhirin e transmetimit nga njeriu tek njeriu.
  • Parandalon transmetimin e mëtejshëm të virusit.
  • Redukton intensitetin e epidemisë.
  • Ngadalëson rritjen e rasteve me COVID-19.

Video informuese

Rregulla të vlefshme për tu respektuar
Udhëzime nëse keni shenja të sëmundjes
Vendosja dhe përdorimi i maskave mbrojtëse
Si të parandaloni përhapjen e COVID-19 nëse jeni sëmurë

Si të mbrosh veten nga COVID- 19
Kush janë personat më të rrezikuar nga COVID-19

Mesazhe sensibilizuese

Prof. Perlat Kapisyzi- SpitaliUniversitar "Shefqet Ndroqi"
Dr. Pëllumb Pipero, mjek në Shërbimin Infektiv në QSUT
Tirana po fillon të rinisi jetën
Mesazh i Ass.Prof. Krenar Lilaj
Mesazh i prof. Dhimitër Kraja nga Spitali Infektiv
Mesazh sensibilizues | Dr. Silva Bino, Instituti i Shëndetit Publik
Mesazh sensibilizues | Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë
Mesazh sensibilizues | Prof. Tritan Kalo, mjek në Shërbimin Infektiv në QSUT
Mesazh sensibilizues | Dr. Pëllumb Pipero, mjek në Shërbimin Infektiv në QSUT